Pyetje: Mundet që njeriut t’i shkojnë në mendje dyshime e paqartësi, sidomos në fushën e Teuhidit dhe të besimit. A ndëshkohet muslimani për këtë?
Përgjigje:
Në një hadith të transmetuar në dy “Sahihët” e Buhariut e të Muslimit dhe në librat e tjerë të haditheve, transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë:
«Me të vërtetë Allahu ia ka shlyer ummetit tim ato që u shkojnë në mendje, derisa nuk kanë vepruar dhe derisa nuk e kanë shprehur me fjalë».
Sahabët e nderuar( paçin kënaqsinë e Allahut) e pyetën të Dërguarin e Allahut në lidhje me dyshimet që u shtruan në pyetjen tonë dhe ai është përgjigjur me fjalën e tij: Ky është besimi i qartë! Dhe ka shtuar: Njerëzit vazhdojnë të pyesin derisa të thuhet: Allahu krijoi njerëzit, po Allahun kush e krijoi? Nëse dikush ngacmohet sado pak nga një pyetje e tillë, menjëherë le të thotë: Kam besur në Allahun e në të dërguarit e Tij!
Dhe në një transmetim tjetër është thënë:
«Le të thotë: Eudhu bil-lahi minesh’shejtanirr’rrexhijm (Mbrohem me Zotin nga shejtani i mallkuar) dhe ta mbyllë»
(Hadithin e ka transmetuar Muslimi në “Sahihun” e tij).
/Shejh Bin Bazi /



