Pyetja:
Motra ime është e martuar dhe e ka një djalë 9 muajsh, a i prishet abdesi motrës nëse e pastron djalin nga papastërtia (nevoja)?
***
Përgjigjja:
Jo, abdesi nuk i prishet nënës kur e pastron fëmijën nga papastërtitë, por obligohet vetëm t’i ruajë rrobat e veta dhe t’i pastrojë duart e veta, në mënyrë që mos të ketë në trupin dhe rrobat e saj papastërti.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku