Pyetja:

A prishet abdesi, nëse pastroj urinën e fëmijës dhe ia laj pelenën?

***

Përgjigjja:

Abdesi nuk prishet nga larja/largimi i papastërtisë (nexhaseh) nga trupi i personit, i cili ka abdes, apo nga larja/largimi i papastërtisë nga ndonjë vend tjetër.
Fetaua el-Lexhneh el- Da’imeh – Mexhellet el-Buhuth el-Islamijeh

“Prekja e një instrumenti mjekësor apo e dyshemesë së banjës, duke qenë i zbathur, nuk e prish abdesin. Por, nëse ka papastërti (nexhaseh) në dysheme dhe burri apo gruaja shkel në të, kjo nuk e prish abdesin, por ata duhet t’i pastrojnë këmbët, nëse e kanë shkelur kur ishte e lagësht apo nëse këmba është e lagësht. Prekja e teshës së fëmijës, që është e lagësht nga urina, nuk e prish abdesin, por ai që e prek, kur ajo ishte e lagësht, duhet t’i lajë duart. E njëjta gjë vlen kur tesha është e terur, por dora e tij është e lagësht – ai duhet ta lajë dorën”. Shejh Ibn Baz, “Fetaua” 10/139

“Për sa i përket prekjes së gjakut, urinës dhe substancave tjera të papastra, kjo nuk e prish
abdesin, por ai duhet ta lajë atë çfarë bie në trupin e tij”.
Shejh Ibn Baz, “Fetau” 10/141

“Nëse një grua lan fëmijën e vet, qoftë mashkull apo femër, dhe prek organin gjenital të fëmijës, ajo nuk duhet të marrë abdes, por vetëm ta lajë dorën, sepse prekja pa epsh e organit gjenital nuk e bën të nevojshme abdesin. Dihet që, kur një grua lan fëmijën e vet, epshi as që i shkon ndër mend, kështu që, nëse lan fëmijën, ajo vetëm duhet ta lajë dorën, për ta hequr papastërtinë (nexhaseh) që i është ngjitur, dhe s’ka nevojë të marrë abdes”. Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua” 11/203