Pyetja:
Cili është gjykimi për humbjen e vetëdijes dhe vjelljen gjatë ditës në Ramazan?”
***
Përgjigjja:
Humbja e vetëdijes nuk e prish agjërimin dhe as të vjellët. Sa i përket hadithit:
“Kujt i vjen për të vjellë nuk duhet ta kompensoj agjërimin. Ndërsa ai që vjell qëllimisht është i obliguar që ta bëjë këtë.” [1]
Ky hadith është i dobët, andaj nuk mund të merret për argument.
Mukbil bin Hadi el-Uadi´i, “Fadaih ue Nesaih”, fq. 80.
———————————
[1] Ebu Davudi (2380), Tirmidhiu (720), Ibn Maxheh (1676) dhe Ahmedi (10468). Autentik sipas Albanit në “Sahihul-Xhami’” (6243).