Pyetja:
Kam një pyetje, a prishet agjërimi nëse japim gjak?
***
Përgjigja:
Nëse sasia e gjakut që jep është e madhe, sikur ai që dhuron gjak, atëherë agjërimi prishet sepse është e ngjashme me hixhamen për të cilën i Dërguari, ﷺ, ka thënë: “Ai që bën hixhame dhe atij që i bëhet, agjërimi i tyre prishet.” [1]
Nëse sasia e gjakut që jep është e vogël, sikur ai që jep gjak për analizë mjekësore, atëherë agjërimi nuk prishet. Kjo vlen për rastet kur dhënia e gjakut bëhet me vetë dëshirë.
Në raste ku dalja e gjakut është pa dëshirë sikur dalja e gjakut prej hundës, plagëve apo në raste fatkeqësish në komunikacion, atëherë agjërimi nuk prishet, pavarësisht nëse sasia e gjakut është e madhe apo e vogël, mirëpo të goditurit me fatkeqësi mund ta prishin nëse kanë nevojë.
Fetava Islamije 2/132, Komisioni i Përhershëm për Fetfa 10/262
———
[1] Sahih Ebu Davud