Pyetja:

A prishet agjërimi nëse pasi të kafshon bleta marr injeksion për shkak se jam alergjik?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Së pari, dashtë Allahu kafshimi i bletës, dhe çdo vështirësi tjetër në këtë muaj Ramazani dhe në kohët tjera, është falje mëkatesh për besimtarin.

Së dyti: Kafshimi i bletës poashtu nuk e prish agjërimin, ngase kafshimi bëhet në trup dhe me këtë rast mund të dalë pak gjak e nuk hyn asgjë në organizëm. Bile edhe thithi e bletës del jashtë dhe nuk ngelet.

Së treti: Besoj se injeksioni për kafshim nga bleta nuk është ushqyes, por është për heqje të alergjisë, apo antibiotik. Nëse është i këtillë atëherë nuk e prish agjërimin, ngase unë i ndjeki ata dijetarë të cilët janë të mendimit se injeksioni nuk e prish agjërimin, nëse nuk është ushqyes, por merret për dhimbje, apo për mbrojtje nga helmimi apo diçka tjetër. Ndërkaq, injeksioni që e prish agjërimin, sipas tyre, është injeksioni ushqyes.

Edhe pse injkesioni ka lëng, ky lëng nuk e prish agjërimin ngase nuk futet përmes rrugës natyrore, gjegjësisht nuk merret kah goja, por përmes këmbës. Dhe tjetra është se nuk është ushqyes. Së këtejmi, ju mirë që nuk keni hëngër dhe që e keni vazhduar agjërimin, ngase vlera e agjërimit në Ramazan nuk mund të arrihet nëse kompenzohet kjo ditë jashtë Ramazanit.

Allahu e di më së miri.

Dr. Bashkim Aliu