Pyetja:
A lejohet të merret abdes me ujë i cili ka ngjyrë, siç është çaji apo lëngjet, për shkak të mosprezencës së ujit?
***
Përgjigjja:
Nëse uji në të cilin ka lëng (frutash) e ka ndryshuar ngjyrën, shijen ose erën, d.m.th ka marrur ngjyrën, erën ose shijen e lëngut, atëherë ky ujë është ujë i pastër jopastrues (taahir), i pastër në vete dhe nuk është (tahuur) pastrues.
Kjo shpjegohet kështu:
Nëse pikon lëng portokalli në një enë me ujë dhe ngjyra e ujit bëhet e verdhë, e cila është ngjyra e portokallit, derisa e verdha duket qartë, nuk flasim vetëm për përzierje, por duhet ngjyra të jetë qartë e dukshme ose të ndjehet shija e portokallit, në qoftëse merr një grusht me ujë do ta shijonte shijen e portokallit ose do ta ndjente erën e portokallit në ujë, në rast se merrte një grusht me ujë dhe merrte erë në të. Këto tre gjëra ndikojnë në ujin.
Allahu na ka urdhëruar që të pastrohëmi më ujë i cili i ka cilësitë ashtu siç është krijuar dhe ky ujë është ujë tahuur ( i pastër pastrues), për këtë ka thënë Allahu:
“Dhe ne kemi zbritur nga qielli ujë tahuren (pastrues)” (Furkan, 48)
Kështu që na e bën të qartë se ky ujë është i pastër pastruës (tahuur), jo vetëm i pastër (tahir) dhe argument se ka dallim mes ujit i cili i ka ndryshuar cilësitë dhe mes ujit i cili nuk i ka ndryshuar është se njëri prej sahabëve e pyeti të Dërguarin ﷺ dhe tha: “Ne lundrojmë në det dhe me veti marrim pak ujë, kështu që nëse marrim abdes me këtë ujë do të mbesim të etshëm, a të marrim abdes me ujin e detit…?”
Në qoftë se sahabët merrnin abdes me çdo ujë, pse do të parashtronte ky sahabiu pyetjen kështu? Nuk do të pyeste për ujin e detit dhe në qoftë se qëllimi i Kuranit është çdo ujë nuk do të parashtrontë këtë pyetje, mirëpo pasi që e ka ditur së uji i detit ndryshon nga uji normal, me njelshmërinë e fortë dhe ka erë tjetër, e ka pyetur Pejgamberin ﷺ.
Është rëndë që të mbrohet uji nga ky ndryshim, siç është rasti edhe me algat nëpër disa detra, burime etj. Këta (p.sh algat) ndikojnë në ujë, mirëpo është rëndë që të pengohet ky ndryshim dhe këta gjëra dalin nga uji, andaj kjo është lehtësim. I është përgjigjur Pejgamber ﷺ duke thënë: “Uji i detit është tahuur (i pastër pastrues)”. Hadithi na tregon se ky ujë është ashtu sic është krijuar edhe pse është ndryshe dhe ky ndryshim nuk ndikon në të, andaj themi nëse uji ndyshon më diçka të pastër ai është i pastër dhe nëse ndryshon më diçka të papastër ai është i papastër dhe nuk merret abdes përpos se me ujë që i ka cilësitë ashtu siç është krijuar.
Për këtë në Kuran dhe Sunnet është përdorur shprehja në formën feu’ul, e cila ka shtesë në ndërtimin e saj si fjalë, gjë që tregon se ka shtesë në kuptim, andaj ka thënë Allahu:
“Dhe ne kemi zbritur nga qielli ujë tahuren (pastrues)” (Furkan, 48) dhe e ka treguar kuptimin e ujit të qenurit tahuur duke thënë:
“Dhe Ai juve u zbret ujë nga qielli që tu pastron me të” (Enfal, 11)
Kështu na tregon se me këtë ujë arrihet pastërtia dhe kjo është ajo për të cilën thojnë dijetarët e fik’h-ut:” I pastër në vete, pastrues për tjerët”, që do të thotë se sheriati e ka bërë në të këtë veçori, të jetë i pastër në vete dhe pastrues për tjerët.
Në bazë të kësaj që u tha: “Nëse lëngu e ndryshon shijen e ujit ose erën, ky ujë nuk është ujë normal i cili është ashtu siç është krijuar, por është ujë i ndryshuar. Ndodhë që lëngu të përzihet me ujin dhe ta ndryshon emërtimin e ujit dhe t’i thuhet: Ujë portokalli, ujë trëndafili, ujë shafrani, etj.
Të gjithë këta ujëra kanë kaluar nga esenca në diçka që ka ndikuar në ndryshimin e tyre. Nëse është ajo që e ka ndryshuar e pastër uji është i pastër, mirëpo nëse ajo që e ka ndryshuar është e papastër, atëherë edhe uji është i papastër. Për këtë themi se nëse ndodh ndonjë ndryshim në njërën prej këto tre cilësi:
1- Ngjyra
2- Shija
3- Era
atëherë uji është i pastër jo pastrues.
Allahu e din më së miri.
Shejh Muhammed bin Muhammed el-Muhtar Esh-Shenkiiti
Përktheu: Ali Ashani