Pyetja:
A është e pranueshme të merret abdesi pa shpërlarë gojën apo hundën, sepse ajeti Kuranor nuk hyn në detaje, por flet përgjithësisht, dmth përmend vetëm larjen e fytyrës?
***
Përgjigjja:
Hexhewi shkruan: “Pjesët e obligueshme (të abdesit) janë gjashtë: Larja e fytyrës – pjesë e së cilës janë goja dhe hunda, larja e duarve, fshirja (mes’hi) i kokës – pjesë e së cilës janë veshët, larja e këmbëve deri në nyej; dhe t’i bësh këto me rend dhe vazhdimisht, pa ndërprerje, që do të thotë të mos vonosh larjen e një pjese derisa të teret pjesa para saj”.
Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: “Fjalët ‘pjesë e së cilës janë goja dhe hunda’ do të thotë se këto janë pjesë e fytyrës, sepse ato gjenden në fytyrë, kështu që përfshihen në të. Bazuar në këtë, shpëlarja e gojës dhe e hundës janë midis pjesëve të obligueshme të abdesit, dhe nuk janë të ndara (dmth janë të përfshira në fytyrë). Kjo është e ngjashme me fjalët e Pejgamberit ﷺ: “Jam urdhëruar të bëj sexhde me shtatë eshtra: ballin – dhe ai tregoi nga hunda e tij…” [2]
Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva thanë:
“Shpëlarja e gojës dhe e hundës është dëshmuar nga veprimet dhe fjalët e Pejgamberit ﷺ, dhe ato përfshihen në larjen e fytyrës. Kështu, abdesi s’është i vlefshëm, nëse ato lihen apo nëse njëra prej tyre lihet”. [3] Gjithashtu, dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva thanë: “Nëse personi harron të lajë ndonjë nga pjesët e trupit që duhet të lahen kur të merret abdesi apo ai lë ndonjë pjesë të saj (pa larë), qoftë dhe e vogël, dhe nëse kjo bëhet gjatë abdesit apo menjëherë pas tij dhe gjurmët e ujit ende janë në gjymtyrët e tij dhe nuk janë terur, atëherë ai duhet të lajë vetëm pjesën që harroi dhe ato që vijnë pas saj (sipas radhës). Por, nëse atij i kujtohet se ka harruar të lajë një nga pjesët e trupit që duhet të lahet gjatë abdesit apo një pjesë të saj, pasi që gjymtyrët e tij të jenë terur apo gjatë namazit, apo mbas kryerjes së namazit, atëherë ai duhet të marrë abdes prapë, nga fillimi, mu siç Allahu urdhëroi për namazin e plotë. Allahu urdhëroi larjen e të gjitha pjesëve të trupit që duhet të lahen gjatë abdesit, kështu që, nëse personi lë një pjesë nga kjo, edhe nëse është një pjesë e vogël një njërën nga pjesët që duhet të lahen gjatë abdesit, është sikur të ketë harruar të lajë tërë atë (pjesë). Kjo është çfarë tregohet në transmetimin e Umer ibn el-
Hatab, i cili tha: ’I Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë tek merrte abdes dhe ai la (pa larë) një pjesë të madhësisë së thoit të këmbës së tij. Ai ﷺ i tha ta përsëriste abdesin dhe namazin e tij, dhe personi u kthye dhe u falë prapë. [4]
(Fetawa el-Lexhne ed-Dâ’imeh 4/92)
—————————–
[1] Zad, Furûd el-Wudû we Sifatuhu (Pjesët e obligueshme të abdesit dhe përshkrimi i tyre), fq. 29
[2] Sherh el-Mumti’ 1/119
[3] Fetvaja nr. 4/78
[4] Muslim 243, Ibn Maxhe 666