Pyetja:

Çka duhet të thuhet pasi të merret abdes?

***

Përgjigjja:

Së pari, duhet të jemi të kujdesshëm që abdesin ta marrim të plotë dhe sipas rregullave. Kjo, ngase shumë njerëz janë të pakujdesshëm në larjen e plotë të gjymtyrëve kur të marrin abdes.

Për atë se çka duhet të thuhet pasi të mbarojmë me abdesin, përgjigje na ka dhënë vetë i Dërguari i Allahut ﷺ

Në një hadith, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka ndonji musliman që merr abdes si duhet, pastaj thotë: Eshehedu en la ilahe ilallahu vahdehu la sherike lehu ve eshhedu enne Muhammedden abduhu ve resuluhu – Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut Nji e të pashok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut“.

Kjo është bazë. Ndërkaq, disa transmetime që janë jo të pranuara nga të gjithë si të sakta përmendin edhe disa shtesa, si:“Allahumme ixhalni min ettevvabine ve ixhalni minel mutetahirin“, apo në disa transmetime të kontestuara përmendet edhe leximi i sures El-Kadër.

Sidoqoftë, mjafton hadithi i saktë dhe duaja që përmendet në të.

Allahu e di më së miri.

Dr. Bashkim Aliu