Përgjigjja: Ai që e mëson Kuranin përmendësh duhet t’i kushtojë kujdes leximit, përkujtimit dhe përsëritjes së tij ngase, Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka nxitur që të përsëritet shpesh Kurani dhe ka treguar se shpëton (harrohet) më shpejt se sa që ikën deveja e lidhur.

Prandaj, nuk i lejohet atij që ka mësuar përmendësh Kuranin që ta neglizhojë atë derisa ta harron. Kjo tregon në mos vullnetin e tij për të mirën dhe mos interesimin e tij ndaj librit të Allahut. Ngase, kush e mëson Kuranin përmendësh apo një pjesë të tij iu është dhënë një begati dhe e mirë e madhe e nuk duhet të tregohet i pakujdesshëm ndaj kësaj begatie e të mire. Kështu që, e ruan atë duke shpeshtuar leximin e tij gjersa të mbetet në mendjen e tij dhe të ketë dobi prej tij, duke ia shtuar kësaj shpërblimin e madh të përgatitur për leximin e tij.

Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:

“Ai që e lexon një shkronjë nga libri i Allahut i takon për të një e mirë, e një e mirë shënohet e dhjetëfishuar si dhe nuk them që ‘Elif -Lam – Mim’ është shkronjë por, Elifi është shkronjë, Mimi është shkronjë dhe Lami është shkronjë.” [tra. Tirmidhiu në “Sunenin” e tij nga Abdullah bin Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të.]

Gjithashtu leximi ndikon në përuljen, frikën dhe druajtjen e zemrës ndaj Allahut të lartësuar. Gjatë leximit me përfillje shton dijen, kuptimin dhe syçeltësinë. Pra, në leximin e Kuranit ka dobi të shumta që myslimani nuk bën të sillet i pakujdesshëm ndaj kësaj të mire të madhe dhe begatie të veçantë që i ka dhuruar Allahu i lartësuar.

Ndërsa, nëse e ka harruar për ndonjë dobësi në kujtesën e tij e jo pse ka qenë i pakujdesshëm ndaj tij, atëherë është i arsyetuar fetarisht.

Shejh Feuzani