Pyetja:

Akika (therrja e Kurbanit) me rastin e lindjes së fëmiut, a është vaxhib, sunet apo bidat?

***

Përgjigjja:

“MESAILUL XHUMHUR” – Qëndrimi i pjesës dërmuese të dijetarëve islam për qështje të Fik-hut

Numër i konsiderueshëm i dijetarëve islam kanë qëndrimin se akika është e preferuar (mustehab), e jo e obliguar (vaxhib) kështu mendojnë: Shafiitë, Imami Maliku, Ebu Theur dhe Ahmedi në Sahihun e tij të njohur.

Grupi tjetër si: Hasan El Basriu, Ebu Zinad, Davud Edhahirij dhe Ahmedi në një transmetim mendojnë se akika është vaxhib.

Ebu Hanifja ka qëndrimin se akika nuk është as vaxhib, as sunet por është bidat. Transmetohet nga Ebu Hanifja, nga Hamadi, nga Ibrahimi se ka thënë: “Akika ishte traditë e periudhës së injorancës, e me ardhjen e Islamit u refuzua.” [1]

Dhe tek Shafiitë i gjejmë dy ekstreme që mendojnë: njëri se akika është vaxhib, e tjetri se është bidat.

Allahu e di më së miri.

Ibrahim Beqiri

———————————————————————–

[1] Ahmedi në “Kitabul Athar” fq.116; shih në librin famoz Hanefij “IËLAU SUNEN” vëll. nr. 18 fq.101