Pyetje: Kur’ani thotë se Allahu është i Gjithëmëshirshëm. Në një vend tjetër thuhet se Allahu dënon rreptë. A është Allahu i mëshirshëm apo hakmarrës?

Përgjigje: Nëse Allahu per Vete thotë se është er-rahmanur-rahim – Gjithëmëshirshëm dhe Meshirplotë, përse Ai dënon rreptë? Dikush e paramendon Zotin si të ashpër e hakmarrës… Vëlla i dashur, një gjë duhet ta kuptosh: Allahu është Mëshirues, por edhe i Drejtë! Në të njëjtën kohë, të dyjat. Kur’ani i përmend 99 emra (cilësi) të Allahut. Nëse dikush kryen dhunim, nuk mund të thoni se Allahu është aq i mëshirshëm dhe se do ta lirojë nga faji. Kjo nuk është mëshirë, kjo është padrejtësi! Sheriati ka përcaktuar dënimin me vdekje për dhunuesin.

 

Paramendoni sikur ta lëmë të lirë një njeri që ka dhunuar një grua. Shkenca thotë se ekzistojnë 95% shanse që një njeri i tillë prapë të dhunojë! Njerëzit pyesin: vallë ai njeri më parë a nuk bën ta marrë dënimin me pesë vjet burgim, ndërsa nëse prapë kryen dhunim, që i njëjti të dënohet me vdekje? Po e përsëris, 95% e dhunuesve në Amerikë sërish e bëjnë të njëjtën pasi që dalin nga burgu. Allahu është i mëshirshëm ndaj të gjithëve, por edhe i drejtë ndaj gruas së dhunuar.

 

Ju po thoni: “Islami është i ashpër! Ai urdhëron që hajdutit t’i pritet dora!” Ju po e harroni sistemin e zekatit. Për këtë kam folur. Çdo mysliman i pasur duhet të ndajë 2,5% prej pasurisë së tij dhe të njëjtën ta japë për qëllime bamirësie, kryesisht të varfërve. Nëse edhe pas kësaj dikush kryen vjedhje, Kur’ani urdhëron që t’i pritet dora:

 

“Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart, si ndëshkim për atë që kanë bërë dhe si dënim nga ana e Allahut. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (El-Maide, 38) Njerëzit mendojnë se çdo person i dytë të cilën e takoni në Arabinë Saudite është pa njërën ose pa të dyja duart. Unë kam qenë në Arabinë Saudite. Nuk kam parë asnjë njeri me dorë të prerë. Nuk i kam parë, për shkak se ata janë shumë pak.

 

Paramendoni sikur sheriati të fillohet të praktikohet në Amerikë: secili pasanik të ndajë zekatin për të varfrin dhe nëse pas kësaj dikushj vjedh, t’i pritet dora. Kjo a do ta shtonte apo pakësonte përqindjen e vjedhjeve dhe të kriminalitetit? Kuptohet se do ta pakësonte. Pra, Allahu i Lartësuar është Mëshirues dhe i Drejtë. Përveç kësaj, Ai me përsosuri i mban llogaritë. Allahu posedon cilësi të përsosura. Ndalimi i kriminalitetit është mëshirë! Apo? Dikush do të thotë: “Keni mëshirë, lërini të lirë.” Sot me mijëra njerëz do të bëjnë dhunime, ndërsa menjëherë nesër 10.000! Ky numër do të rritet shumë e më shumë. A është kjo mëshirë?! Ligji i Allahut është mëshirë për mbarë njerëzimin, jo vetëm për arabët ose për amerikanët, por për të gjithë njerëzit. Dënimet me sheriat janë të caktuara me qëllim që njerëzve t’u sjellin të mirën dhe me qëllim që gjendja e tyre e përgjithshme të përmirësohet. Gjendja ndryshe nuk mund përmirësohet.

Dr. Zakir Naik

*Shkëputur nga libri Islami në qendër të vëmendjes