Pyetja:

Ç’duhet të bëj ai që nuk ka mundësi të agjërojë?

***

Përgjigjja:

Nëse personi i moshuar nuk ka mundësi të agjërojë për shkak të moshës, për të nuk është e lejuar ta mundojë veten me agjërim ngase Allahu i Lartësuar thotë: “Mos e mbytni veten tuaj, Allahu është i mëshirshëm ndaj jush.” (Nisa: 29)

Në vend të agjërimit, ky person duhet të ushqejë për çdo ditë një të varfër ose i lejohet të përgatisë një gosti dhe të ftojë aq të varfër sa janë ditët e Ramazanit. E njëjta gjë vlen edhe për personin i cili është i sëmurë me sëmundje nga e cila nuk ka shërim; pra, ushqen aq të varfër sa janë ditët e Ramazanit, për çdo ditë nga një të varfër, ashtu siç e përmendëm më lart.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu’ul-Fetava”
Shejh Ibn Uthejmin, “Mesail anis-Sijam”