Teuhidi Rububijeh nënkupton njësimin e Allahut në veprimet e Tij, siç është krijimi, sundimi, furnizimi, etj. Këtë lloj të teuhidit nuk mohon përveçse një pakicë shumë e vogël e njerëzve. Ashtu siç e mohoi Fir’auni duke thënë: Unë jam Zoti juaj më i larti dhe ashtu siç e mohojnë ateistët të cilët nuk besojnë fare as në Krijuesin.

Mirëpo këtë lloj të teuhidit nuk e mohuan idhujtarët e Mekes , ashtu siç tregon Allahu (azzevexhel) duke thënë: “E nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata do të thonë: Allahu!” (Ez-Zumer/38), gjithashtu: “E nëse i pyet ti se kush i krijoi ata, do të thonë: Allahu! E si pra ia kthejnë shpinën?!” (Ez-Zuhruf/87)

Ky lloj i Teuhidit është i domosdoshëm, por nuk është i mjaftueshëm për të qenë njeriu musliman, ashtu siç nuk mjaftoi për idhujtarët e Mekes të cilët me gjithë këtë besim që e patën, përsëri u quajtën idhujtar për shkak të mungesës së tyre të llojit të dytë të teuhidit i cili është teuhidi Uluhijeh.

Hoxhë Omer Bajrami