Pyetja:
Taksës së xhizjes, a i ka kaluar koha apo jo?! A hyn ajo tek gjërat që ndryshojnë me ndryshimin e kohës? Përse kjo taksë u vihet vetëm jomyslimanëve nga ithtarët e librit?
***
Përgjigjja:
”Thotë Zoti i lartësuar në Kuran: ”derisa të japin xhizjen (taksën) me dorën e tyre, duke qenë të përulur.” (Teube, 29)
Fjala “të përulur” është në kontekstin e bindjes ndaj shtetit islam. Kjo realizohet duke paguar një takstë tepër të lehtë, me të cilët shprehin bindjen ndaj pushtetit islam. Në këmbim, atyre u garantohet mbrojtja, por edhe të ardhurat e nevojshme për të pamundurit, ashtu siç ndodhi me Umerin r.a. (udhëheqës i muslimanëve asokohe), i cili urdhëroi të ndihmohej një hebre i moshuar, nga pasuritë e shtetit islam.
Taksa e xhizjes zëvendësonte taksën e luftës (xhihadit) i cili është një obligim fetar dhe ritual. Për shkak të ndjeshmërisë në këtë çështje, islami nuk i detyron jomyslimanët të kontribuojnë në diçka që myslimanët e konsiderojnë adhurim dhe ritual fetar.
Fisi arab Taglib, i patën kërkuar Umerit r.a. që t’ua heqë taksën e xhizjes. Ata ishin arabë jomyslimanë dhe kishin pakënaqësi ndaj termit “xhizje”. Ata pranonin të paguanin çdo taksë tjetër, edhe më të madhe, siç ishte zekati. Fillimisht, hazreti Umeri hezitoi, por e pranoi në fund kërkesën e tyre. Kjo, pasi qëllimi me këtë taksë ishte që ata ti paguanin shtetit islam për të vërtetuar besnikërinë dhe kontributin e tyre ndaj tij. Që këtu, Umeri u fokusua tek thelbi i gjërave dhe jo tek emërtimet e tyre.
Vendimi i Umerit është i rëndësishëm dhe duhet marrë për bazë në çështje të ngjashme. Ai pranoi prej tyre zekatin e pasurive, duke hequr dorë nga emërtimi “xhizje” edhe pse kjo është cekur në Kuran. E rëndësishme ishte që të realizohej objektivi dhe qëllimi.
Veç kësaj, fekihët dhe studiuesit myslimanë, kanë mendim unanim se, nëse ithtarët e Librit kontribuojnë në mbrojtjen e vendin dhe luftën kundër armiqve, nuk u merret taksa e xhizjes.
Zoti e di më mirë!
Dr. Jusuf el-Kardavi