Pyetja:
Kush e lexon Kuranin nga mesi i një sureje, a duhet të thotë “Bismilah” apo vetëm të kërkojë strehim tek Allahu nga shejtani i mallkuar?
Përgjigja:
«Kush e lexon Kuranin Famëlartë nga mesi i një sureje, atëherë duhet të fillojë me kërkim strehimi tek Allahu nga shejtani i mallkuar (el-isti’adheh). Pastaj lexon, por nuk e thotë “Bismilah”, argument për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar (kuptimi i ajetit):
﴾”E kur të lexosh Kuranin, kërko mbrojtje te Allahu nga shejtani i mallkuar.”﴿
Ndërsa kush e lexon nga fillimi i një sureje, atëherë thotë “Bismilah” pas isti’adhe-s (kërkimit të mbrojtjes), përveçse në fillim të sures “Et-Teubeh”, sepse në të nuk është ligjëruar të thuhet “Bismilah”.
Suksesi është prej Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.»
Burimi: Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva, vëllimi 3, fetvaja nr. 94/3.
/hoxhebrulindcallari/




