Domethënien e kësaj shprehjeje e ka shpjeguar vet Allahu i madhëruar kur i ka kërkuar Muhamedit -alejhi selam- tu thotë njerëzve:
“Thuaj: Ai Allahu është një” dhe pastaj në vazhdim i ka thënë:

“Ai, as nuk ka lindur kënd, as nuk është i lindur prej dikujt dhe as kush nuk është i barabartë me Atë” (Sure El-Ikhlas: 3-4.)

▪️Në këtë sqarim janë mohuar tre cilësi:

1- Prejardhja, që Allahu i madhëruar të ketë një origjinë prej të cilës rrjedh dhe këta janë baballarët.
2- Degëzimi, që dikush të ketë rrjedhur prej Tij dhe këta janë fëmijët.
3- Shembujt, që Ai të ketë shembuj të tjerë si Ai si psh gruaja e cila është shembulli i burrit.

▪️Shejhu i Islamit Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me këtë sure thotë:

“Kjo sure është referenca bazë e dijetarëve në lidhje me Teuhidin, njësimin e Zotit si: imam Ahmedi, Fudail bin Ijadi dhe të tjerë para dhe pas tyre.
Allahu i madhëruar në këtë ajet ka mohuar për veten e Tij: prejardhjen, degëzimin dhe shembujt.
Këto veti janë veti të krijesave prej: njerëzve, kafshëve, melaikeve, xhindëve, madje edhe e bimëve e të tjera si ato, sepse nuk ka ndonjë krijesë veçse me patjetër do të ketë ndonjë gjë nga këto që i përshtatet asaj: ose prejardhje, ose degëzim, ose shembull, apo dy a tre prej tyre. Kjo te njerëzit, xhindet dhe kafshët është e qartë, ndërsa te melaiket edhe pse ato nuk shtohen, ama ato kanë shembuj”

 

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli