Pyetja:

Çfarë domethënie ka emri ALLTUN për meshkuj, poashtu edhe emri ALTIN?

***

Përgjigjja:   Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Me sa di unë, Alltun nga turqishtja do të thotë flori, ndërsa Altin në latinisht lartësi, po padyshim që më të mirë janë emrat islamë. Allahu e di më së miri.

Dr. Imam Ahmed Kalaja