Pyetja:

A është e lejuar që të jap sadaka diçka nga shtëpia mirëpo dua që të jetë fshehtësi vetëm Allahu ta di? Pra, pa lejen e burrit?

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse është diçka normale prej gjërave të shtëpisë s’ka asgjë pa u dëmtuar pasuria e burrit tënd kështu që ti dhe ai keni shpërblim. Ndërsa, nëse është prej pasurisë tënde, pra që është e jotja vetëm, atëherë s’ke pse ta pyesësh burrin, në kuptimin obligativ, po padyshim që edhe në të tilla raste konsulenca është më e mira.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja