Dua të pyes lidhur me synetimin e fëmijëve. Çfarë duaje duhet t’i bëhet fëmijës i cili do të bëhet synet ose është kryer synetimi para disa kohësh. Ju falenderoj nëse përgjigjeni!

Përgjigje: 
Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.

Nuk ka ndonjë lutje specifike të preferuar me rastin e kryerjes së këtij obligimi fetar. Megjithatë preferohet që prindërit të luten me lutje të përgjithshme për djalin e tyre, pasiqë rrethprerja është traditë e profetëve dhe pjesë e natyrshmërisë – Fitre-s, dhe kjo është një vepër e mirë përgjatë së cilës përshtaten lutjen për fëmiun që Allahu s.v.t. t’i jep shëndet dhe udhëzim në rrugën e profetëve dhe t’ia ruajë natyrshmërinë e pastërt. Sidomos në këtë kohë kur të gjitha forcat e errëta janë ngritur mu kundër kësaj natyrshmërie për ta deformuar në të gjitha dimenzionet e saj.
Vallahu teala A’lem.

Burimi: pergjigje.net