Pyetja:

Nëse njeriu ka një aksident dhe i pritet krahu ose këmba, por ai nuk vdes, atëherë çfarë duhet bërë me këtë gjymtyrë që i është prerë? A duhet ta lajmë, ta falim namazin e xhenazes dhe ta varrosim, apo çfarë të bëjmë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Nëse një gjymtyrë i pritet njeriut të gjallë për ndonjë arsye, qoftë aksident apo dënim me hadd apo për ndonjë arsye tjetër, nuk duhet të lahet dhe nuk duhet të falet xhenazja mbi të. Përkundrazi, duhet të mbështillet me një copë leckë dhe të varroset në varreza, ose në tokë të pastër larg çdo vendi ku mund të trajtohet me mosrespekt ose të ngatërrohet, nëse nuk ka varrezë afër.

Dhe Allahu është burimi i forcës. Allahu dërgoftë bekime dhe paqe mbi Profetin tonë Muhamed ﷺ, familjen dhe shokët e tij.

Shejh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz, Shejh ‘Abd er-Razzaak ‘Afifi, Shejh ‘Abdullah ibn Gadjan.

Fetava el-Lejneh ed-Da’imah li’l-Ifta’ (8/448).

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info