Pyetja:

Çfarë duhet synuar me leximin e Kuranit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Më e mira është të bëjë atë që është më e mira për zemrën e tij dhe që do të ketë ndikimin më të madh në të, qoftë ai recitim apo dëgjim, sepse qëllimi pas recitimit është të reflektojë, të kuptojë kuptimet dhe të veprojë në përputhje me atë që Libri i Allahu xh.sh., siç thotë:

(Ky është) një libër i bekuar që Ne ta shpallëm ty (o Muhammed), që ata të mendojnë për ajetet e tij dhe që të përkujtohen ata që kanë mend.” (Saad: 20)

Vërtet, ky Kuran udhëzon në atë që është më e përshtatshme. (Isra‘: 9)

Thuaj: “Ai është udhërrëfyes dhe shërim për ata që besuan.” (Fussilet: 44)

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua” (24/363)

islamqa.info