Pyetja:
Kam përgojuar shumë njerëz, tashmë ndjehem pishman shumë dhe i penduar për përgojimin e shumtë që e kam bërë. Disa prej tyre kanë vdekur e disa ende janë duke jetuar.
***
Përgjigjja:
Së pari: Duhesh të pendohesh tek Allahu për përgojimin e bërë.
Së dyti: Obligim e ke t’u kërkosh falje direkte atyre që i ke bërë gibet (i ke përgojuar), nëse të mundësohet një gjë e tillë. Nëse, nuk ke mundësi t’u kërkosh falje direkte, atëherë kërko falje për ta, lutu për ta, fol fjalë të mira për ta (në mesin e atyre që i ke përgojuar), ndoshta njê gjë e tillë do të mjaftojë për ty (si shpagim dhe pendim për përgojimin).
Komisioni i Përhershëm i fetvave, fetvaja nr. 22387
Përktheu: Suad B. Shabani