Përkujtojani thënien: “la ilahe ilAllah”

Atij i cili është në prag të vdekjes, duhet t’i kujtohet thënia “la ilahe ilAllah”, ngase profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

لقنوا موتاكم لا إلاه إلا الله

“Përkujtojuani të vdekurve tuaj: “la ilahe ilAllah.” (Muslimi)

Fjala “të vdekurve” në këtë hadith nënkupton ata të cilët janë në prag të vdekjes, atyre të cilëve u janë shfaqur shenjat e vdekjes.
Kur të vërtetohet se njeriu me të vërtetë ka vdekur, atëherë i mbyllen sytë ngase kjo është prej Sunnetit.

Pastaj, i vdekuri duhet të pastrohet, përveç nëse ai është shehid në rrugën e Allahut. Gjithashtu të tillit nuk i falet namazi i xhenazes, por varroset me rrobat e tij. Për këtë që thamë, kemi për bazë veprimin e Profetit salAllahu alejhi ue selem i cili nuk i pastroi të vrarët e luftës së Uhudit dhe nuk ua fali namazin e xhenazes.

 

 

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: “Ed-durusul-muhimmeh li’amemmetil-ummeh” fq. 15
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com