Pyetja:
Kam një pyetje rreth namazit të akshamit dhe namazit të vitrit: a falen njësoj, apo ka ndonjë dallim mes tyre?

Përgjigja:
Falenderimi i takon Allahut…
▣Fillimisht duhet te dish se namazi i vitrit është sunet i fortë, të cilin Profeti -alejhi selam- nuk e ka lënë pa falur edhe gjatë udhëtimit.

▣Lejohet të falet një rekat, të falet tre, pesë, shtatë rekate…etj; pra të jetë tek.

▣Nëse falet tre rekate nuk duhet t’i ngjajë namazit të akshamit, sepse ka ndaluar Profeti – alejhi selam- që t’i përngjajë vitri namazit të akshamit, por duhet të falet tre rekate pa e lexuar teshehhudin në rekatin e dytë ose le t’i falë dy rekate të japë selam e pastaj te falë edhe një rekat.

Allahu e di më së miri!

/Dr Adelina Kuçana/