Përgjigje: Nëse personi ka dyshime se a e ka prishur abdesin apo jo, atëherë mbetet gjendja e të qenit i pastër dhe dyshimi nuk ka ndonjë ndikim. Kjo bazohet në thënien e pejgamberit[salallahu alejhi ue selam] , kur nje njeri e pyeti atë lidhur me ndjenjat që ai kishte në barkun e tij gjatë namazit: “Mos elini [namazin] deri të dëgjoni zhurmë apo të ndjeni erë”.Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ia bëri të qartë atij se parimi bazë është ia i pastërtisë derisa të dihet me siguri se diçka që e anulon abdesin ka ndodhur. Për sa kohë që personi ka vetëm dyshime, gjendja e tij e pastërtisë është e shëndoshë dhe e vërtetuar. Andaj, ai mund ta vazhdojë namazin, të bëj tavaf rreth Ka’bes, të lexojë Kur’an, dhe kështu me radhë. Ky është vendimi origjinal.
Kjo është, dhe i gjithë falënderimi i takon Allahut, nga bujaria dhe lehtësia e Islamit.
Shejh Bin Bazi