Pyetja:

Kam një  vajzë dhe një  djalë me emrat Erza dhe Bardh më tregoni a janë emra musliman?

***

Përgjigjja:

Emri Erza mund të jetë nga fjala Erda që në arabisht quhet planeti i tokës. Mund të jetë edhe nga fjala arabe ird e që ne e përdorim si “erz” që ka kuptimin e nderit. Shkronja “d” në te dy versionet është e rëndë dhe është shndërruar në “z”, gjë që është e panevojshme. Ndërsa emri Bardh, mendoj se është shumë e qartë se është emër në gjuhën shqipe.

Shtrohet pyetja se a janë të pranueshëm në aspektin e Sheriatit. Këtu qëndron zakonisht nevoja e pyetjeve lidhur me emrat e njerëzve se a janë emërtime që pranohen në bazë të mësimeve të fesë apo jo?

Përndryshe emrat në gjuhën shqipe, turke, persiane, italiane, spanjolle etj. nuk mund të thuhet se janë emra muslimanë. Por duhet të shikohet kuptimi i tyre. Por edhe nëse kuptimi është i mirë, nuk lejohet që emërtimi të bëhet me emra të gjuhëve të tjera, përveç arabishtes dhe gjuhës amtare.

Pra lejohet që italiani musliman ta emërton fëmijën e tij në gjuhën e tij, nëse ai emër ka kuptim të mirë, por nuk i lejohet kjo edhe muslimanit shqiptar ose arab.

Dihet se emrat më të mirë janë Abdullah (rob i Allahut), dhe Abdurrahman (rob i të Mëshirshmit) e në këtë kuadër të gjithë emrat që fillojnë me Abd (rob) dhe i atribuohen Allahut përmes ndonjë Emri të Tij të Bukur, të cilët janë shumë mbi 100. Pastaj vijojnë emrat e pejgamberëve, pastaj të sahabëve e kështu me radhë.

Emrat Erza dhe Bardh nuk janë në kundërshtim me mësimet e Sheriatit lidhur me emërtimet e fëmijëve.

Muhamed Dërmaku