Edhe tek ne kohën e fundit po shpërndahet një fenomen i pirjes së asaj që quhet nargjile, e që nuk ka qenë e njohur tek të rinjët tanë, s’ka dyshim se kjo është e ndaluar fetarisht (edhe pse ka shije prej më të ndryshmeve, mollë, vanile, etj.) dhe është vërtetuar shkencërisht se është më e dëmshme se duhani.

Allahu na ka lejuar të mirat dhe na ka ndaluar të këqijat, ndërsa duhani dhe nargjilja nuk bëjnë pjesë në llojin e gjërave të mira.

Të jemi të kujdesshëm për vetet tona dhe të largohemi nga ato gjëra që na servohen dhe nuk janë të dobishme as për shëndetin e as xhepin.

Hoxhë Valdet Kamberi