Pyetja:

A bën gruaja të qëndrojë pa shami dhe të zbukurohet përpara grave tjera apo vetëm përpara grave të burrave të cilët i ka mahrem dhe çka llogaritet auret i gruas përpara grave?

***

Përgjigjja:

Po, lejohet edhe përpara grave të tjera, përveç rastit kur dihet se mund të jenë të atilla që e cilësojnë te bashkëshortet e tyre. Në këtë kohë është dhe një problem tjetër, kamera e celulareve, prandaj duhet patur kujdes se njerëzit se marrin për të madhe ose e bëjnë thjesht për të shuar kureshtjen e dikujt ashtu siç mund të jetë dhe qëllimi i keq pas kësaj sidomos te njerëzit e pa edukuar me frikën prej Zotit.

Auret i gruas para grave është çdo gjë përveç vendeve të zbukurimit, krahët dhe deri te gjunjtë dhe pjesët e bizhuterive.

Allahu e di më së miri!

Ahmed Kalaja