Pyetje: Kam parë një xhind në ëndërr dhe tentonte që të hyjë në trupin tim.
• Çfarë nënkuptojnë ëndrrat për xhindet dhe si duhet të reagoj apo veproj ndaj këtyre ëndrrave, dua ta ruaj besimin tim dhe sigurinë shpirtërore?

Pergjigja:

Falënderimet tona janë për Allahun s.v.t., dhe përshëndetjet tona me salavate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.

Ëndrrat ndahen në tre lloje:

  1. Përgëzime prej Allahut s.v.t.,
  2. Shpërfaqje të preokupimeve ditore,
  3. Ngacmime dhe shqetësime nga shejtani i mallkuar.

Kjo ëndërr e juaja, nëse nuk keni qenë duke u marrë me këtë temë përgjatë ditëve të fundit si lexim, dëgjim, apo shikim të atyre temave, i përngjan të jetë nga lloji i fundit shqetësim prej shejtanit.
Në këso raste ajo që kërkohet është që të kërkoj mbrojtje prej shejtanit të mallkuar ( eudhu bil-lah), të pështyjë simbolikisht tre herë, të kthehet në krahun tjetër dhe të vazhdojë gjumin pa u merakosur, ngase ajo ëndërr s’i bën dëm asgjë.
Përveç kësaj është mirë praktikimi i traditës profetike para gjumit si abdesti leximi i ajetul kursisë dhe tre sureve të fundit dhe fërkimi i trupit me duarë pasi të ketë fryer në to.
Poashtu është me rëndësi që besimtari të ketë shprehi dhikrin dhe lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes të cilat janë me rëndësi të veçantë.
Këto janë disa nga masat më të mira preventive të cilat e mbrojnë besimtarin nga intrigat dhe shqetësimet e shejtanit të mallkuar.
Vallahu teala a’lem.

Burimi: pergjigje.net