Çfarë përfitoj nëse bëhem musliman?
Nëse njeriu bëhet musliman, atëherë do të gëzojë përfitime madhështore, prej të cilave:
-
Fitorja dhe nderi në këtë botë, që njeriu të jetë rob i Allahut; përndryshe ai do të jetë rob i epshit, i shejtanit dhe i dëshirave.
-
Fitorja më e madhe në botën tjetër, shpëtimi nga dënimi i Zjarrit, hyrja në Xhenet dhe fitimi i kënaqësisë së Allahut dhe përjetësisë në Xhenet.
-
Banorët e Xhenetit do të jetojnë në lumturi të përjetshme, pa vdekje, pa sëmundje, dhimbje, pikëllim apo plakje, duke marrë gjithçka që dëshirojnë.
-
Në Xhenet ka kënaqësi që asnjë sy nuk i ka parë, asnjë vesh nuk i ka dëgjuar dhe asnjë mendje nuk i ka përfytyruar.
Prej argumenteve për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar:
“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë.”
(Kur’an, 16:97)
Çfarë humbas nëse e refuzoj Islamin?
Njeriu do të humbasë:
-
Diturinë dhe njohjen më madhështore, që është njohja për Allahun.
-
Besimin në Allahun, i Cili i jep siguri e qetësi në këtë botë dhe lumturi të përjetshme në botën tjetër.
-
Leximin dhe studimin e Librit më të madh, Kur’anit, si dhe besimin në të.
-
Besimin në profetët e mëdhenj dhe shoqërinë e tyre në Xhenet në Ditën e Kiametit; përkundrazi, do të jetë në shoqërinë e shejtanëve, kriminelëve dhe tiranëve në zjarrin e Xhehenemit. Eh, sa fqinjësi e keqe është ajo!
Allahu i Lartësuar thotë:
“Thuaj: ‘Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë!’ Ata do të mbulohen me shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë, Allahu i tremb robërit e Vet: ‘O robërit e Mi, më kini frikë Mua!’”
(Kur’an, 39:15-16)




