Kushdo që dëshiron të hyjë në Islam dhe ka frikë nga mjedisi që e rrethon, mund të hyjë në Islam dhe ta fshehë Islamin, derisa Allahu t’i lehtësojë atij një rrugë më të mirë në të cilën mund të bëhet i pavarur dhe ta shfaqë botërisht Islamin e tij.
Detyrë jotja është ta pranosh Islamin menjëherë, por nuk e ke për detyrë t’u tregosh atyre që të rrethojnë për Islamin tënd ose ta publikosh atë, nëse kjo të shkakton dëm.
Dije se, nëse bëhesh musliman, do të jesh vëlla i miliona muslimanëve dhe mund ta kontaktosh xhaminë ose qendrën islame në vendin tënd dhe t’i kërkosh këshilla e ndihmë, gjë që do t’i gëzojë ata.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë rizk prej nga nuk e pret.” (Kur’an, 65:2-3)




