Profeti -alejhi selam- ka thënë:
“Mësoni prej prejardhjes tuaj aq sa të mbani lidhjet farefisnore sepse mbajtja e lidhjeve farefisnore shton dashurinë në familje, shton pasurinë dhe zgjat jetën” (E transmeton Tirmidhiu dhe e saktëson sheikh Albani)

– Fjala e tij [shton dashurinë në familje] është diçka e njohur dhe e dukshme ndersa fjala e tij [shton pasurinë dhe zgjat jetën] është shpjeguar me dy gjëra:

E para: Shtimi i pasurisë dhe i jetës do të thotë begatia e tyre pra pasuria nuk ndryshon por begatia është e madhe dhe po ashtu edhe jeta nuk ndryshon realisht por begatia e saj është e madhe sepse i mbetet emri i mire dhe përmendja e tij sikur të ishte i gjallë.

E dyta: Shtimi i pasurisë dhe i jetës është shtim real dhe se mundet që në kohën kur vjen meleku për të shkruar ti thuhet: nëse ai mban lidhjet farefisnore ti shkruhen kaq e nëse nuk i mban ti shkruhet kaq.

– Kështu është shpjeguar ky hadith dhe mos e neglizho këtë detyrë për të cilen nuk ka liber të zbritur prej Allahut dhe as profet të ardhur prej Tij veçse e kanë përmendur aq sa është ngulitur në zemrat e njerëzve se është detyrë fisnike, madje është kthyer edhe në veçori dalluese e mes të vërtetës dhe të kotës.

Dr. Abdullah Nabolli