Pyetja:
A lejohet qe letrat apo picetat higjenike pas përdorimit të digjen në zjarr apo çfarë duhet bërë?
Përgjigja:
Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk ka ndonjë gjë të caktuar përsa i përket letrave apo picetave higjenike të posaçme për femra, se çfarë duhet bërë me to. Ato mund të hidhen në mbeturina, të digjen apo ndonjë formë tjetër.
/Hoxhë Alaudin Abazi/




