Pyetja:

Çfarë të themi kur vuajmë nga ngacmimi i dyshimit në besim?

***

Përgjigjja:

T’i lutemi Allahut për mbrojtje, duke thënë: “E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm.” (I mbështetem Allahut të më mbrojë nga shejtani i mallkuar) [1]

Të heqim vëmendjen nga kjo gjë. Të themi: “Ãmentu bil-lãhi we rusulihi” (Besova në Allahun dhe të Dërguarit e Tij). [2]

Të lexojmë fjalën e Allahut: “Ai është i Pari (s’ka asgjë para Tij, Ai është i Pafillim) dhe i Mbrami (s’ka asgjë mbas Tij, Ai është i Pambarim), më i Larti (s’ka asgjë mbi Të) dhe më i afërti (asgjë nuk është më afër, e më pranë gjërave se Ai me dijen e Tij). Ai është i Dijshëm për çdo gjë.” (Hadid) [3]

Ish-muftiu i Arabisë Saudite, shejh Ibn Baz

Përktheu: Suad Shabani

—————————

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] Muslimi

[3] Ebu Davudi