Pyetja:

Cila është dispozita e sadakatul fitrit, kur jipet (nxirret), dhe a ka ndonjë medh’heb që lejon nxjerrjen apo dhënien e sadakatul fitrit në para (të holla)?

***

Përgjigjja:

Sadakatul fitri jipet ditën e Fitër Bajramit para namazit, kjo është më e mira. Lejohet të jipet sadakul fitri para Fitër Bajramit një apo dy ditë, por nëse nuk e jep sakadul fitrin deri pas namazit të Fitër Bajramit ai ka bërë mëkat. Më e mira është të jipet para namazit, por nëse e jep një apo dy ditë para Fitër Bajramit, një gjë e tillë lejohet.

Kurse, sa i përket asaj se:
A lejohet të jipet sadakatul fitri në para?
Themi se një gjë e tillë nuk lejohet (duhet të jipet në ushqim).

Fjala yte:
A ka ndonjë medh’heb që e lejon dhënien e sadakatul fitrit në para?

Themi se po ka, ai është medh’hebi i Ebu Hanifes, medh’heb i cili lejon që sadakatul fitri të jipet në para, por dije vëlla i nderuar se ne jemi të urdhêruar ta pasojmë sunetin e Pejgamberit të Allahut, Muhamedit ﷺ e nuk urdhërohemi ta pasojmë Ebu Hanifen, Malikun, Shafiun apo Ahmedin.

Mbaje mirë mend këtë rregull:
Nëse sqarohet suneti apo duket i qartë, ne obligohemi të kapemi për sunetit, mu për këtë arsyet tre imamët tjerë: (imam Maliku, Shafiu dhe Ahmedi) nuk mendojnë se lejohet të jipet sadakatul fitri në para, por patjetër të jipet në ushqim.

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani