Pergjigje: Vajtimi për të vdekur ndalohet rreptësisht. Vajtim në terminologjinë sheriatit islam konsiderohet ngritja e zërit në vajtim, grisja e rrobave, rrahja e trupit për fatkeqësinë që i ka ndodhur. Të gjitha këto vepra sinjalizojnë dhe faktojnë për moskënaqjen dhe padurimin e atij personi me caktimin e Allahut. I gjithë ky është një gjynah i madh duke u bazuar në hadithin e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Nuk është nga ne ajo e cila i bie vetes me shuplaka dhe i gris rrobat dhe bën lutje të injorancës”, e gjithë kjo gjatë ndonjë sprove dhe vdekje. Transmeton Muslimi se i Dërguari i Allahut Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, e ka mallkuar atë që vajton dhe atë që e dëgjon vajtimin. Motër e dashur muslimane, detyrohesh që të distancohesh nga këto vepra të shëmtuara gjatë ndonjë fatkeqësi sprove, por stolisu me durim, mbështetu tek Allahu, subhanehu ue teala dhe duke shpresuar shpërblim tek Allahu, subhanehu ve teala, për durimin e bërë, që kjo fatkeqësi të jetë shkak për shlyerjen e gjynaheve dhe shtimin e sevapeve. Motër e dashur, të lejohet të qash, por pa ngritje të zërit dhe as mos t’i bashkëngjitësh ndonjë prej veprave të shëmtuara dhe veseve të këqija dhe assesi mos u hidhëro me caktimin e Allahut.
/Shejh Salih El-Feuzan/
- Autorësia e fetvasë
- Përkthim
- Sjellja, morali, emocionet dhe zbutja e zemrës
- Të ndaluarat
- Bota tjetër
- Vdekja, varrimi, jeta e varrit