Përgjigje: Haxhiut i ndalohet ta përkëdhelë me përkëdhelje erotike gruan e tij, të ketë marrëdhënie seksuale me të, apo të flasë me të fjalë erotike në të cilat përmenden apo nxit për marrëdhënie seksuale. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut:

“Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet.” (El-Bekare, 197)

Dijetarët islamë gjatë komentimit të kësaj fjale “le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan)”, kanë thënë se ka për qëllim marrëdhëniet seksuale dhe motivet e saj, si fjalët erotike, përkëdhelja, shikimi etj. Mirëpo nëse i ka kryer ritualet e haxhit dhe është lirar nga ndalesat, sikurse i ka gjuajtur gurët ditën e parë, i ka qethur apo shkurtuar flokët, ka kryer Tavaf el-Ifada dhe e ka bërë sa’jin nëse e ka detyrim ta kryejë, atëherë i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale dhe motivet e saj.

Shejh Feuzani