Pyetja:

Cila është domethënia e tri llojeve të Teuhidit (njëshmërisë së Allahut)? Çfarë është për qëllim me teuhidin er-rububijeh (veçimi i Allahut në Zotërim), me teuhidin el-uluhije (veçimi i Allahut në adhurim) dhe teuhidin el-esmau ues-sifat (veçimi i Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij)?

***

Përgjigjja:

Teuhidi er-rububijeh është njësimi dhe veçimi i Allahut në veprat e Tij siç është krijimi, furnizimi, dhënia e jetës dhe marrja e saj, e të ngjashme. Teuhidi el-uluhije është veçimi i Allahut me adhurim përmes veprave të cilat i kryejnë njerëzit si: namazi, agjërimi, haxhi, zekati, zotimi (nedhr), bërja kurban e të ngjashme me to. Teuhidi el-esmau ues-sifat është që Allahu të cilësohet (përshkruhet) me atë që Ai e ka cilësuar veten e Tij apo që e ka cilësuar Atë i Dërguari i Tij ﷺ (në hadithet autentike). Si dhe emërtimi i Tij me ato emra që Ai e ka quajtur veten e Tij, apo e ka emërtuar Atë i Dërguari i Tij ﷺ pa përngjasim, pa shëmbëllim (et-temthil), pa shtrembërim [1] dhe pa i mohuar ato.

Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva

Përktheu: Unejs Sheme

———————————–

[1] Është transformimi i kuptimit të tekstit, nga kuptimi i tij i drejtpërdrejtë dhe qartësisht i kuptueshëm në kuptime të tjera të pabaza.