Pyetja:

A mund të na tregoni duanë (lutjen) e provimeve?

***

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ!

Juristët muslimanë theksojnë se nuk ka ndonjë dua (lutje) të veçantë që të bëhet për provim, por ata thonë se përderisa studenti/nxënësi është në një rrethanë në të cilën ka nevojë për mbarësi dhe lehtësim, së këtejmi ai mundet të përdorë lutjet e përshtatshme për të këtillë rrethanë [1], si për shembull:

“JAA ȞAJ-JU JAA ǨAJ-JUUMU BI RAȞMETIKE ESTEGIITHU, EŜLIȞ LI SHEËNII KUL-LEHU, UE LAA TEKILNII ILEE NEFSII ŤARFETE ÂJN!
O i Gjallë, o Mbajtësi i gjithçkaje! Falë mëshirës Tënde kërkoj ndihmë! Ma rregullo të gjithë çështjen time dhe mos më lër të mbështetem në veten time as sa pulitja (hapja e mbyllja) e syrit!” [2]

“ALL-LLAAHUM-ME LA SEHLE IL-LEE MA XHEĂLTEHU SEHLE, UE ENTE TEXHËĂLUL ȞAZNE IDHEE SHIËTE SEHLE
Përkthimi: O Allah, nuk ka gjë të thjeshtë, përveç asaj që Ti e thjeshtëson dhe Ti e bën të vështirën, nëse do, të thjeshtë!” [3]

“ALL-LLAAHUM-ME-HDINII UE SED-DIDNI/O Allah, udhëzomë (më bëj të matur) dhe më bëj të përpiktë (të saktë)!” [4]

Allahu e di më mirë.

Alaudin Abazi

——————–

[1] Musned El-Bezar-El Bahru Ez-Zeher 6368, Es-Sunenu El-Kubra – Li En-Nesai 10330

[2] Sahihu Ibën Hibban 974, subjekti: “Përmendja se çfarë lutje është mirë t’i bëjë personi Allahut të Madhëruar që t’ia lehtësojë çështjet kur ato i vështirësohen”; Shuajb Arnauti ka thënë se hadithi është i gradës “sahih/i vërtetë”; “Amelu El-Jeumi Ue El-Lejle – Li Ibn Es-Sunnij 35 (teksti i takon atij), Albani thotë se hadithi është i gradës “sahih/i vërtetë

[3] Muslim 2725