KUR I VDEKURI VENDOSET NË VARR
بِسْمِ اللَّهِ وَعَلَى سُنَّةِ رَسُولِ اللَّهِ.
Bismil-lãh we ‘alã sunneti rasũlil-lãh.
(Me emrin e Allahut dhe sipas Sunetit të të Dërguarit të Allahut!).[1]
PAS VARRIMIT
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لَهُ، اللَّهُمَّ ثَبِّتْهُ.
All-llãhummeġfir lehu, All-llãhumme thebbit’hu. (O Allah fale atë, o Allah përforcoje!).[2]
Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit)
[1]Ebu Davudi dhe Ahmedi, por ky i fundit e sjell me këtë formulë: “Bismil-lãh we ‘alã mil-leti rasũlil-lãh – Me emrin e Allahut dhe në fenë e të Dërguarit të Allahut”. Senedi është i saktë.
[2]Kjo lutje është formuluar nga hadithi ku përmendet se Pejgamberi ﷺ, kur mbaronte varrimin e të vdekurit, qëndronte te varri i tij dhe thoshte: “Kërkoni falje për vëllain tuaj dhe luteni Allahun që ta përforcojë (kur t’i bëhen pyetjet e varrit), se ai tani pyetet”. Ebu Davudi.