Pyetja: Cila është më mirë të veprohet në syfyr (pjesën e fundit të natës): leximi i Kuranit apo istigfari (kërkim-falja për mëkatet)

Përgjigja: Allahu në Kuran thotë (kuptimi në gjuhën shqipe): “Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.” (Edh-Dharijat: 18)

Dijetari i nderuar Salih Alu Esh-Shejh, Allahu e ruajttë, thotë: “Dijetarët e mirëfilltë kanë thënë se istigfari (kërkim-falja për mëkatet) në këto kohë është më me vlerë sesa leximi i Kuranit. Leximi i Kuranit, në përgjithësi, është vepër më e mirë; mirëpo ndodh që në kohë të caktuara disa vepra bëhen më me vlerë dhe më parësore, si p.sh. pak para ezanit të sabahut (kohën e syfyrit) dhe pas ezanit, deri para namazit farz, më e preferuar është kërkim-falja për mëkatet, lutjet, veçimi (shkëputja nga njerëzit duke shfaqur nevojën për Allahun), përulja me frikë e respekt, meditimi mbi mirësitë dhe krijimet e Allahut, si dhe vepra e përkujtime të ngjashme me këto.”

 

📚 (Tefsir el-Mufasal, fq. 72)

🖋️ Përktheu: Arbër Morina
https://telegram.me/dobi_islame