Pyetja:

Cila është mënyra më e mirë për ta falënderuar Allahun?

***

Përgjigjja:

Mënyra më e mirë për ta falënderuar Allahun është t’i çosh urdhërat e Allahut në vend, t’i kryesh obligimet dhe të largohesh nga haramet.
Allahu i Madhëruar thotë: “.. e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.” (Llukman: 12)
Prej mënyrave apo formave më të mira për ta falënderuar Allahun është ta falim namazin, ta agjërojmë ramazanin, ta kryejmë haxhin dhe të mundohemi të thërrasim të tjerët në islam, të shpenzojmë pasuri për fenë e Allahut, të bëjmë shumë dua etj.

Dr. Shefqet Krasniqi