Pyetja:

A lejohet të prejmë kurban për të pasur fëmijë?

***

Përgjigjja:

Allahu i Madhëruar thotë: Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.” (Shura: 4950)
Muslimani është i bindur se Allahu është Dhuruesi dhe Furnizuesi, andaj ai e lut Atë, jep sadaka, konsultohet me doktorë. Andaj, themi: lejohet të prejmë kurban për të pasur fëmijë. Por ndoshta më e udhës është (për ata që kanë mundësi) të shpërndajnë të holla tek të varfërit, të lënë vakëf apo ta ndërtojnë ndonjë qendër islame. Por edhe nëse ka kaluar shumë kohë dhe ende s’të pranuar duaja, muslimani nuk i humbë shpresat: “..e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar“. (Merjem: 4)

Dr. Shefqet Krasniqi