Pyetja: Cila është norma e leximit të lutjeve në teshehud në namazet farz kur jemi duke u falur me imam?
Përgjigja: Përderisa Imami nuk lexon me zë, ju i lexoni tehijatin, salavatet dhe lutjet. E kur të jep Imami selam, edhe nëse nuk i keni plotësuar salavatet ose lutjet, jepni edhe ju selam dhe namazi konsiderohet në rregull.
Ky mendim është i dijetarëve të medhhebit hanefij dhe malikij ndryshe sipas mendimeve tjera, leximi i tyre është shtyllë e namazit dhe xhematliu duhet të vazhdojë t’i lexojë derisa t’i mbarojë edhe nëse Imami ka dhënë selam.
Allahu e di më së miri!
/Hoxhë Dr Sedat Islami/




