Pyetje: Kur burri e puth bashkëshorten e tij gjatë ditës së Ramazanit, ose e përkëdhel dhe luan me të, a prishet agjërimi i tij apo jo?

Shejkh bin Baz: Puthja e bashkëshortes, ledhatimet apo loja me të, pa kryer marrëdhënie intime me të – duke qënë agjërueshëm -, të gjitha këto janë të lejuara dhe nuk ka problem në to.

Kjo sepse Profeti – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të – i puthte dhe i përkëdhelte gratë e tij duke qenë agjërueshëm.

Por, nëse agjëruesi ka frikë se bie në atë çka Allahu ia ka ndaluar atij, për faktin se e rrëmben atë epshi dhe është i shpejtë në të, atëherë kjo gjë është e urryer për të.

Dhe nëse robi ejakulon, atëherë ai e ka obligim, që ta vazhdojë agjërimin dhe ta zëvendësojë atë ditë (ta agjërojë pas Ramazanit) dhe nuk obligohet me shpagimin e asaj dite (keffarah).
Kjo sipas mendimit së shumicës së dijetarëve.

Kurse el-medhij, d.m.th lëngu para-spermal, nuk e prish agjërimin, kjo sipas mendimit më të saktë prej dy mendimeve të dijetarëve.
Kjo sepse origjina është vlefshmëria dhe pacënueshmëria e agjërimit dhe se është e vështirë ruajtja prej tij (prej rrjedhjes së el-medhij-ut, lëngu para-spermal si pasojë e puthjes apo përkëdheljes së bashkëshortes).

Allahu është dhënësi i suksesit.


✍🏻 Shejkh AbdulAziz ibn Baz
📔 Burimi:

Broshura me titull
"Eshjau la tufsidu es-Saum" fq 6-7

Përktheu: Bilal Bilali