Pyetja:
Cilat janë arsyet (urtësitë) e mospajtimeve që kanë dijetarët në dispozita, edhe pse ekzistojnë argumente për lejimin e asaj dispozite, siç është rasti i mospajtimit që ata kanë për faljen e namazit të xhenazes në mungesë. Ndërkohë që Ebu Hanifja dhe Maliku nuk e lejojnë, ndërsa Shafiu dhe Ahmedi e pohojnë, edhe pse hadithi i Ebu Hurejras dhe Xhabirit janë tekste pohuese të mendimit që mbështet Shafiu dhe Ahmedi?
***
Përgjigjja:
Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe nderimet qofshin mbi Profetin Muhamed ﷺ, familjen dhe shokët e tij.
Ka raste kur arsyeja e mospajtimit mes dijetarëve të fikhut të jetë kuptimi rreth një hadithi, apo kur një hadith të mos i ketë arritur ndonjërit prej tyre. Gjithashtu, mund të jetë dhe për shkak të dhënies përparësi të një argumenti, ku në pamje të parë bien ndesh me njëri- tjetrin.
Ose mund të mund të kenë mospajtime për shkak të abrogimit (pezullimit) të një argumenti, apo edhe për ndonjë arsye tjetër. Megjithatë, nëse do të zgjerohesh më shumë në këtë temë, lexo librin “Rafu el Melam an eimetil alam” të shejhul Islam ibn Tejmijes (Allahu e mëshiroftë), sepse aty do të gjesh përgjigje të qarta në dashtë Allahu.
Vetëm Allahu është ai që jep suksesin, paqja dhe nderimet e tij qofshin për Profetin, familjen dhe shokët e tij.
Komisioni i Përhershëm për studime akademike dhe fetva
Abdul Azizi bin Baz; Abdu Rrezak el Afifi; Abdullah bin Gudejan; Abdullah bin Ku’uud
Përktheu: Fatjon Isufi