Pyetja:

Cilat janë disa nga argumentet nxitëse për leximin e Kuranit?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Allahu me mirësitë bekimet paqen mëshirën e Tij qoftë me ju!

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të vetmit që i takon adhurimi.

Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin ﷺ, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jete jeta.

1. Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Lexojeni Kuranin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”. [1]

2. Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë: Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush e lexon një shkronjë nga Kurani e meriton një shpërblim, kurse një e mirë vlen sa dhjetë të ngjashme me të. Nuk jam duke thënë: Elif Lam Mim, është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë.” [2]

3. Nevvas bin Sem’an (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Ditën e Gjykimit do të vijë Kurani dhe të zotët e tij, të cilët vepronin sipas tij në këtë botë (dunja), u prijnë suret “El-Bekaretu” dhe “Ali imran”, të cilat ndërmjetësojnë për shokun (lexuesin) e vet.” [3]

4. Uthman ibnu Affan (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kuran dhe ia mëson atë dikujt.” [4]

5. Ebu Musa El-Esh’ariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kuranin, është sikurse shembulli i qitrës (etruxhxhetu: aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin, është sikurse hurma (temretu): nuk ka erë, por shijen e ka të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) i cili e lexon Kuranin, është sikurse shembulli i krizantemës (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët. Shembulli i munafikut i cili nuk e lexon Kuranin, është sikurse shembulli i kungullit të egër (handzaletu), që nuk ka aromë, kurse shijen e ka të idhët.” [5]

6. Umer ibnul Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vërtet Allahu me këtë Libër do t’i ngrit disa popuj, ndërsa do t’i ulë disa të tjerë.” [6]

7. Ibnu Umer ibnul Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit Allahu ia ka dhënë Kuranin dhe ai e lexon atë (në namaz) natën dhe ditën dhe njeriut të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi.” [7]

8. Berra bin Azib (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë: “Ishte një njeri i cili lexonte suretul Kehf, kurse pranë tij ishte një kalë i lidhur me dy litarë. Në një moment zbriti një re dhe filloi t’i afrohet, ndërsa kali filloi të ikë prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur. Pejgamberi ﷺ tha: “Kjo është mëshirë, zbriti për hir të Kuranit.” [8]

9. Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Poseduesit të Kuranit do t’i thuhet: Lexo dhe hip lart, lexoje ashtu si e ke lexuar në dunja. Vendi yt do të jetë tek ajeti i fundit të cilin do ta lexosh.” [9]

10. Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ruajeni Kuranin, betohem në Atë që shpirti i Muhamedit ﷺ është në duart e Tij, vërtet Kurani zgjidhet më shpejt se sa deveja nga litari i saj.” [10]

11. Ibnu Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet shembulli i një hafidhi të Kuranit është sikurse shembulli i një deveje të lidhur. Nëse kujdeset për të e mban e nëse e lë ik.” (Kështu pra është edhe me hafidhin e Kuranit, nëse gjithnjë e lexon do të mbetet hafidh i tij, përndryshe do ta harrojë). [11]

12. Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu nuk i lejon askujt atë që ia ka lejuar Pejgamberit, që me zë të bukur, melodik e të lartë ta lexojë Kuranin.” [12]

13. Berra bin Azib (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke lexuar në namazin e jacisë “Uettini uezzejtuni” (suren Tin). Unë nuk kam dëgjuar zë më të bukur se zërin e Pejgamberit [ﷺ].”  [13]

Këto janë disa hadithe po nëse njeriu ia mëson të tjerëve ai merr gjithashtu këto shpërblime pa iu mangësuar asgjë nga shpërblimi i tyre siç është transmetuar në hadith. Jo vetëm kaq po do t’i vazhdojë shpërblimi dhe sevapi edhe pas vdekjes, siç thuhet në hadithin e saktë.

Imam dr. Ahmed Kalaja

——————————–

[1] Muslimi

[2] Tirmidhiu

[3] Muslimi

[4] Buhariu

[5] Muttefekun alejhi

[6] Muslimi

[7] Muttefekun alejhi

[8] Muttefekun alejhi

[9] Ebu Davudi dhe Tirmidhiu

[10] Muttefekun alejhi

[11] Muttefekun alejhi

[12] Muttefekun alejhi

[13] Muttefekun alejhi