Pyetja:

Cilat janë kushtet për Itikaf, dhe a është agjërimi njëra nga ato? A është e
lejueshme për personin në Itikaf të vizitojë një person të sëmurë, t’i përgjigjet ftesës së tij,
të përmbush disa nevoja familjare, apo të shkojë në punë?

***

Përgjigjja:

Itikafi është parashkruar të bëhet në xhami në të cilën falet namazi me xhemat. Nëse personi në itikaf është nga ata për të cilët namazi i xhumas është i detyrueshëm dhe gjatësia e itikafit të tij përfshin edhe një të Premte, atëherë më mirë është të qëndrohet në xhami në të cilën falet namazi me xhemat. Agjërimi s’është pjesë e domosdoshme për të. Suneti është që ai të mos vizitojë të sëmurin gjatë Itikafit të tij dhe që mos t’i përgjigjet ftesës, e as të mos përmbushë nevojat e familjes së tij. Ai s’duhet të përcjellë funeralin dhe s’duhet të shkojë në punë jashtë xhamisë. Kjo për shkak të asaj çfarë është vërtetuar nga në autoritetin e Aishes se ajo ka thënë: “Suneti për atë që është në Itikaf është që ai të mos vizitojë të sëmurin, as të mos përcjellë ndonjë funeral, as të mos prekë gruan (bashkëshorten e tij), as të mos bëjë marrëdhënie seksuale me të, e as të mos largohet për të përmbushur ndonjë nevojë, përveç asaj që është e domosdoshme”.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetva

“Fetaua Ramadan”, vëllimi 2, faqe 862, fetua nr.848