Pyetja:

Disa njerëz e kërkojnë Lejletul-Kadrin në mënyrë selektive, bëhen aktivë duke falur namazet e tyre dhe forma të tjera të adhurimit ndërsa nuk veprojnë kësisoj në netët tjera të Ramazanit. A është kjo në përputhje me atë që është e saktë?

***

Përgjigjja:

Jo! S’është në përputhje me atë që është e saktë, se vërtet Lejletul-Kadri ndryshon. Kështu ajo mund të jetë në natën e njëzet e shtatë, dhe mund të jetë në natë tjetër siç është treguar në shumë hadithe. Është vërtetuar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në atë vit, Lejletul-Kadri ka qenë shpallur në natën e njëzetenjët”.

Andaj, s’është me vend që personi të veçojë qëndrimin e tij (në namaz) në një natë të
caktuar apo të veçojë një natë për të cilën ai mendon se është Lejletul-Kadr. Por, të
përpiqesh në dhjetë netët e fundit është nga udhëzimi i Pejgamberit ﷺ, meqë kur mbërrinin dhjetë netët e fundit, ai shtrëngonte rripin e tij dhe zgjonte familjen e tij dhe i kalonte ato duke qenë i zgjuar. Pra, ajo që është me vend për besimtarin e matur, është që ai të përpiqet në të gjitha nga dhjetë netët e fundit, në mënyrë që mos t’i kalojë shpërblimi atij.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Ramadan”, vëllimi 2, faqe 855, fetvaja nr. 844